Uragani Ian, Florida pushtohet nga erëra të fuqishme

28/09/2022 18:42

Erërat e fuqishme të Uraganit Ian kanë nisur të përhapen në brendësi të Floridës qendrore pasi qendra e uraganit Ian është vetëm 45 milje në jugperëndim të Punta Gorda të Floridas, që nga ora 12:00 ET.

Një paralajmërim për erëra ekstreme është lëshuar në Sarasota dhe Charlotte të Floridas, në orën 14:00 ET, duke e quajtur këtë “një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën!”

Një stacion meteorologjik pranë ishullit Sanibel në Florida, raportoi së fundmi erëra me shpejtësi prej 113,6 km/ h, sipas CNN.

Top Channel