Titujt e nderit nuk do të shoqërohen më me shpërblim financiar.
Propozimi vjen nga Këshilli Ministrave përmes një projektligji, i cili është hedhur tashmë për konsultim publik dhe kërkon miratimin e Kuvendit.
Ligji, parashikonte trajtim financiar për individët që nderoheshin me titull nderi për veprimtari të dalluar në fusha të ndryshme.
Drafti specifikon dy lloje titujt nderi, Titulli Ambasador i Kombit që i jepet shtetasve shqiptarë ose pjesëtarëve të diasporës për merita apo kontribute të spikatura si dhe Titulli Qytetar Nderi.
Ky titull iu akordohet nga Këshilli Bashkiak individëve në shenjë mirënjohje për kontributin në shërbim të vendit, por edhe personaliteteve të huaja që vizitojnë një bashki në kuadër të vizitave zyrtare.
Ndër të tjera, projektligji parashikon edhe dhënin e titujve të veçantë nga bashkitë, jo më shumë se dy në një vit kalendarik si dhe elementët që duhet plotësuar për propozimin për titull nderi nga vetë qytetarët.
Nisma për propozimin e dhënies së një titulli nderi ndërmerret nga kryesisht nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri ndërsa për titujt vendor të nderimet nisma iniciohet nga kryetari I bashkisë apo ço anëtar i Këshillit Bashkiak.
Ky draft vjen pas atij për Dekoratat, i cili synon një riorganizim të sistemit të dekoratave, duke sjellë risi në mënyrën e dhënies, kufizimin në numër si dhe përcaktimin e kritereve dhe autoritetet përgjegjëse për dhënien e tyre.
Top Channel