Aktori i njohur Ryan Guzman ka zbuluar detajet e pathëna se si ishte të xhironte skenat e nxehta me divën e muzikës pop, Jennifer Lopez.
Filmin “The Boy Next Door” e kanë shikuar miliona njerëz në gjithë botën, para shtatë vjetësh. Aktorët kryesorë ishin Jennifer Lopez dhe Ryan Guzman, ndërsa çifti i aktorëve ka luajtur disa skena provokuese.
Nuk është aspak e lehtë të xhirohen skena të nxehta me një ndër aktoret më të bukura dhe për detaje më shumë na ka zbuluar Ryan. Nëse ju kujtohet, Jennifer Lopez në film luan rolin e Claire Peterson, së cilës fqinji i lagjes “ia vuri syrin”. Ata filluan një aventurë së bashku dhe më pas Claire u pendua.
Kur mësoi se pikërisht ai ishte i biri i mikut të saj, pasoi një dramë e vërtetë, mirëpo djaloshi nuk e pranoi refuzimin. U fiksua pas J.Lo ndërsa Ryan dhe Jennifer kishin për detyrë të xhironin skena intime. Aktori ka zbuluar se si është dukur xhirimi, duke rikujtuar të gjitha detajet.
Sigurimi praktikisht ishte gjithandej rreth nesh. Jennifer kishte një material të caktuar të veshur për shkak të të cilit në kamerë është dukur sikur unë e prek në pjesët intime, që nuk është ashtu. Çdo gjë ishte rreptësisht profesionale. Madje edhe kur ia kam prekur gjoksin, dora patjetër është dashur të vendoset saktësisht në atë mënyrë që askush nuk ka mundur ta shohë sigurimin në prapavijë. Na shikonin nga të gjitha anët. Për këtë shkak jam detyruar t’i them se jam paksa nervoz.
Guzman theksoi se ka vendosur një copë në organin e tij gjenital, në mënyrë që gjatë xhirimit të mos dalë diçka jashtë protokollit. Siç e dimë Jennifer Lopez është një divë e muzikës pop e njohur gjithashtu edhe për rolet e saj të spikatura në aktrim.
Top Channel