Së fundmi, modelja e njohur Hailey Bieber ka folur për herë të parë për historinë rreth bashkëshortit të saj Justin dhe ish të dashurës së tij Selena Gomez.
25-vjeçarja u shfaq në podcastin e Alex Cooper’s “Call Her Daddy” në një klip ku dukej e përlotur rreth rrëfimit. Justin u takua me Hailey-n dhe Selenën në të njëjtën kohë dhe fansat i kanë vënë dy vajzat kundër njëra-tjetrës prej vitesh. Tani, duket se modelja më në fund është gati të zbulojë versionin e saj të historisë.
Gjatë intervistës biseda kthehet te Selena Gomez, me drejtuesen e podcast-it duke thënë: “Burri juaj ishte në një marrëdhënie shumë publike, njerëzit ishin të fiksuar që ata të ishin bashkë”. Ajo nuk e thotë në mënyrë eksplicite emrin e këngëtares, por është e qartë se ajo po flet për Selenën, madje ajo pyet nëse dyshja kanë qenë ndonjëherë me këngëtaren në mënyrë romantike “në të njëjtën kohë”.
“Kjo është kaq e çmendur sa nuk kam folur kurrë për këtë. Shumë urrejtje dhe akuza kanë ardhur drejt meje ku shumica janë shprehur se unë e ‘vodha’ atë nga Selena”.
Rikujtojmë se së fundmi Hailey lançoi linjën e saj të kujdesit të lëkurës ‘Rhode’, por u padit për shkelje të markës tregtare nga një markë 8-vjeçare e modës me të njëjtin emër. Top Albania Radio shkruan se në një deklaratë për ‘Page Six Style’, ekipi ligjor i kësaj të fundit pretendon se Bieber u përpoq të merrte markën tregtare nga dyshja e dizajnit Purna Khatau dhe Phoebe Vickers në vitin 2018. Kur ato refuzuan, Bieber thuhet se vazhdoi me lançimin e markës së saj Rhode.
Justin Bieber nga ana tjetër ka anuluar koncertet e mbetura, shkak gjendja e tij shëndetësore. Rikujtojmë, se turneu i Bieber filloi në shkurt 2022 dhe ishte planifikuar të përfundonte në mars të vitit 2023. Bieber zbuloi me anë të një videoje në rrjetet sociale pak kohë më parë se ishte diagnostikuar me sindromën e rrallë Ramsay Hunt e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.
Top Channel