Prej tre ditësh po zhvillohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity Forum, duke bërë bashkë vendimmarrës, politikanë, financierë, institucione të BE-së dhe grupe interesi nga e gjithë Evropa Juglindore dhe nga Bashkimi Evropian.
Mes shumë panelesh, përfaqësuesish të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare nga rajoni dhe Evropa, u diskutua mbi rolin dhe kontributin e shoqërisë civile për krijimin e institucioneve të shëndetshme dhe politikbërjen demokratike.
Pjesëmarrësit në këtë forum u fokusuan mbi nxitjen e llogaridhënies institucionale; bashkëpunimin me BE-në; ndërtimin e partneriteteve gjithëpërfshirëse për politikbërje efikase; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian, nga zgjerimi në kohezion.
“Çdo ditë punojmë me vizionin se puna jonë me Tirana EYC 2022 dhe të rinjtë nuk mbaron këtu; punojmë me sigurinë për të garantuar që Tirana dhe Shqipëria të jenë Kryeqyteti i të Rinjve çdo vit”, tha Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme e Tirana EYC 2022, Kongresi Rinor Kombëtar.
“Sfida kryesore për ne në rrugëtimin e Tirana EYC 2022 ishte të përfshijmë të rinjtë aktivë në të gjitha fazat e para të punës sonë. Krijimi i strukturës dhe hapësirave të duhura ka mundësuar të ofrojmë mundësi konkrete për të rinjtë profesionistë të Shqipërisë”, tha Dafina Peci, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresi Rinor Kombëtar.
TCF 2022 organizohet nga Cooperation and Development Institute,Kongresi Rinor Kombëtar, Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, Hanns-Seidel-Stiftung, Heinrich-Böll-Stiftung, Regional Cooperation Council – RCC, dhe këtë vit vjen edhe në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022 dhe European Year of Youth.
Top Channel