Autori që kreu atentatin ndaj një 44-vjeçari në datën 20 shtator në Lushnjë është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Kujtim Meta po qëndronte në një lokal pranë stacionit të trenit në qytetin e Lushnjës, kur 29-vjeçari me Dorian Shurdhi, iu afrua dhe e qëlloi dy herë me armë zjarri pistoletë.
Meta qëlluar një herë në gjoks dhe në bark. Pas atentatit, autori u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot, pas hetimeve është bërë i mundur identifikimi i tij.
Kujtim Meta nuk ka precedent të mëparshëm penalë dhe ende nuk dihen arsyet që e çuan të riut të qëllonte drejt tij.
Për 29-vjeçarin, bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Top Channel