PD depoziton në Kuvend ligjin për lustracionin: Preken sigurimsat, drejtuesit e lartë të partisë dhe shtetit para 1990

28/09/2022 14:39

Sali Berisha depozitoi në  Kuvend ligjin për lustracionin e plotë të të gjithë funksioneve publike, që nga maja e piramidës, Presidenti i Republikës e deri tek zyrtarët më të thjeshtë të administratës, por nuk prek sekretaret e partisë së punës.

Nisma parashikon që t’i mbyllë derën e politikës personave që kanë mbajtur poste te larta  drejtuese në kohën e regjimit komunist  apo kanë qenë ish- bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

“Funksionarët e lartë të partisë së punës, drejtuesit e aparatit të dhunës, pra të Ministrisë së Brendshme, të hetuesit, prokurorisë, gjykatës, të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorët e sigurisë së shtetit që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve të mos jenë më në funksion të tyre”, u shpreh Oerd Bylykbashki.

Nisma e Berishës parashikon që hapja e dosjeve të bëhet  vetëm me kërkesë të subjektit te prekur, ndërkohë ndërprerja  e mandatit për funksionarët aktual  do bëhet nga organi i emërtesës, që në rastin e deputeteve është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Projektligji i Berishës  duket se  mbron Ilir Metën pasi parashikon që  riverifikimi  i figurës së personave që kanë kaluar më parë filtrat e  komisioneve  Mezini dhe Bezhani, të behet vetëm nga Gjykata e Lartë.  Përpjekja e tretë e demokratëve  për   lustracionin e politikës dhe shoqërisë ka parashikuar  edhe instrumentet që ajo të mos jete e atakueshme në Gjykatën Kushtetuese.

Dokumenti

“Ne nuk jemi për të krijuar konfuzion, por secili të marrë vesh kush është prosektori i tij. Nga ana tjetër kushdo që do të dalë, do të kërkojë të dalë për një kandidim për një funksion publik të zgjedhur apo të emëruar mbi bazën e këtij ligji do të pengohet që ta marrë këtë funksion. Ata që janë sot në detyrë do të largohen dhe ky ligj do të ketë një afat funksionimi deri në fundin e vitit 2027“, u shpreh Bylykbashi për mediet.

Nisma e  Berishës që parashikon të ketë efekt deri në vitin 2027  edhe pse ka zgjidhur pjesën që ligji të mos rrëzohet  në Gjykatën Kushtetuese, pengesën  me të madhe duket se fillimisht e  ka  në Parlament pasi lustracioni kërkon  një shumice prej 84 votash  e mbi të gjitha mban firmën e Sali Berishës, të cilën socialistët nuk e njohin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA