Mjafton të masazhoni pak këmbët para gjumit, ndihmon në lehtësimin e simptomave të menopauzës

28/09/2022 14:36

Rënia e niveleve të estrogjenit të një gruaje bën ‘kërdi’ me zakonet e saj të gjumit.

Mungesa e estrogjenit kontribuon në gjumin e ndërprerë duke shkaktuar simptoma të menopauzës nga të nxehtit dhe djersitjet deri te ankthi dhe humori depresiv. Ankthi gjithashtu çon në vështirësi për të fjetur.

Mungesa e gjumit mund t’ju bëjë të ndiheni nervoz ose të dëshpëruar, mund t’ju bëjë të harroni më shumë se normalisht. Një masazh i thjeshtë i këmbëve mund të jetë çelësi. Një studim i ri kërkimor i botuar në Menopauzën ka zbuluar se masazhi i këmbëve mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave që lidhen me gjumin dhe menopauzën.

Krahas reduktimit të problemeve të gjumit, një masazh i këmbëve para gjumit u tregua gjithashtu se ndihmon me ankthin dhe lodhjen. Hulumtimi u krye në mesin e 70 grave pas menopauzës në veri të Turqisë. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe në grupin eksperimental dhe atë të kontrollit. Në grupin eksperimental, grave iu bë një masazh 20-minutësh i këmbëve, 10 minuta për këmbë.

Studiuesit zbuluan se grupi i masazhit të këmbëve tregoi një reduktim të lodhjes dhe ankthit dhe raportuan një përmirësim deri në një orë shtesë gjumi në krahasim me grupin e kontrollit. Ky përmirësim ishte i dukshëm në vetëm shtatë ditë. Ky studim te gratë turke tregon se si një ndërhyrje e thjeshtë dhe e lirë, si masazhi i këmbëve, mund të përmirësojë këto simptoma shqetësuese te gratë pas menopauzës. Megjithëse nevojiten studime shtesë për të konfirmuar këto gjetje në popullata të tjera.

Ndërkaq, nëse zakonisht zgjoheni me dhimbje të këmbëve, edhe kur nuk keni bërë punë të rënda fizike apo stërvitje, kjo simptomë mund të jetë tregues i problemeve serioze shëndetësore. Faktorët e jashtëm që shkaktojnë dhimbje në këmbë në mëngjes lidhen me lëndimet, veshjen e këpucëve të parehatshme, shëtitjet e gjata ose thjesht gjumi në një pozicion të vështirë. Faktorët e brendshëm përfshijnë qarkullimin e dobët të gjakut, dëmtimin e nervave, inflamacionin dhe infeksionin./ Top Albania Radio

Top Channel