Janë zhvilluar pasditen e sotme disa nga sfidat e vlefshme për turin e 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, teksa Tirana dhe Egnatia kanë regjistruar fitore bindëse 0-3 përkatësisht në Koplik dhe Peqin, duke hipotekuar kualifikimin në turin tjetër.
Bardheblutë shënuan me Hilën e Berishën në pjesën e parë dhe vulosën suksesin me Limajn, që ekzekutoi saktë një penallti, teksa sfida e kthimit do të jetë vetëm një formalitet për kryeqytetasit.
Nga ana tjetër, në Peqin Egnatia shënoi dy herë me Bambam, nga një gol për çdo pjesë dhe më pas me Camajn, duke fituar 0-3 në derbi dhe duke hipotekuar kualifikimin që në sfidën e parë.
Me rezultatin minimal 0-1 triumfoi edhe dinamo në Sarandë përballë Butrintit, duke hedhur një hap drejt kualifikimit, që gjithsesi do të vendoset në sfidën e kthimit në kryeqytet.
Zhgënjen Partizani, që nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Orikut në shtëpi, ndërsa Lushnja mposhti 2-0 Tërbunin, ndërsa Burreli triumfoi 2-1 ndaj Tomorit të Beratit.
Rezultatet:
Top Channel