Kuba në errësirë totale, uragani lë pa energji elektrike 11 milionë banorë

28/09/2022 13:11

Kuba është plotësisht pa energji, pasi uragani “Ian” goditi skajin perëndimor të ishullit.

Zyrtarët thanë se sistemi elektrik po përjeton një kolaps total, ndërsa një nga termocentralet kryesore nuk mund të rikthehej në funksion.

Deri më tani dy persona u raportuan të vdekur dhe ndërtesat u shkatërruan në mbarë vendin.

Uragani i kategorisë së tretë, me shpejtësi të erës deri në 195 km/h, tani po godet Floridan.

Sipas BBC televizioni vendas ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se prishja e sistemit elektrik kombëtar ka lënë 11 milionë njerëz në errësirë.

Top Channel