Kanë mbetur vetëm gërmadha, Izyum është shkatërruar nga bombardimet ruse

28/09/2022 18:03

Situata e qytetit ukrainas Izyum nuk është e mirë, pasi sulmet e vazhdueshme kanë shkatërruar çdo gjë.

E gjithë zona është përballur nga sulme intensive që prej fillimit të luftës, pasi vendodhja e saj konsiderohet pikë strategjike për ushtrinë ruse.

Së fundmi ushtria ukrainase ka arritur të marrë nën kontroll disa zona, që para pak ditësh ishin pushtuar nga rusët.

Ukrainasit po vijojnë kontrollet dhe punën në zonë për trupa nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet.

Top Channel