Investim i ‘Bankers Petroleum’, fshati Jagodinë në Fier për herë të parë do të ketë një qendër shëndetësore

28/09/2022 13:00

Jagodina është një fshat me një popullsi prej rreth 600 banorë dhe është një zonë shumë e rëndësishme bujqësore, jo vetëm për bashkinë Roskovec, por edhe për Qarkun e Fierit.

Fshati nuk ka pasur më parë qendër shëndetësore për komunitetin dhe banorëve u duhej të shkonin në fshatra dhe qytete të tjera për t’u vizituar.

Në sajë të investimit të Bankers Petroleum Albania, Fshati Jagodinë ka sot një qendër mjekësore, e cila ofron shërbimin bazë mjekësor.

Bankers Petroleum Albania ka mbuluar të gjithë investimin për ngritjen e kësaj qendre të rëndësishme për zonën, ndërkohë që menaxhimi i saj kryhet nga Bashkia Roskovec, partneri kryesor në këtë bashkëpunim.

Bankers Petroleum Albania, ne kujdesemi pёr komunitetin!

Top Channel