Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi vizitë zyrtare në Berlin/ Diskutime me deputetin e CDU/CSU në Bundestag, Gunther Krichbaum

28/09/2022 13:36

Deputetët e Partisë Demokratiie, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, ndodhen në vizitë zyrtarë në Berlin, atje ku janë takuar me Gunther Krichbaun, deputetin e CDU/CSU.

Alibeaj ka zbardhur takimin mes tyre teksa shprehet se bashkëbiseduan mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushjen e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces. Ai shkruan se e ka siguruar deputetin Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes,

“Bashkëbiseduam mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushja e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces, si dhe sfidat që prekin sistemin e drejtësisë ndër vite, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si garantues të demokracisë funksionale. Reformat e ndërmarra nga PD në shërbim të qytetarëve, reforma Administrativo-Territoriale dhe reforma Zgjedhore janë hapa konkretë qe duhet dhe do të sjellin produkte të prekshme për shqiptarët.  E siguruam z. Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes, me fokus në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë”- shkruan Alibeaj.

Deputeti Gazment Bardhi shkruan se e vetmja rrugë drejt të ardhmes europiane është partneriteti i PD me BE dhe CDU/GPP në Bundestag.

“Së bashku me kryetarin e GPPD Enkelejd Alibeaj në një diskutim miqësor në Berlin me Gunther Krichbaun mbi përmbushjen e reformave integruese të vendit, luftën ndaj korrupsionit dhe nevojën për të forcuar Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse. Partneriteti i Partisë Demokratike me BE dhe veçanërisht Grupin Parlamemtar të CDU/CSU në Bundestag është e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane të vendit. Faleminderit për mikpritjen dhe ndihmën e vazhdueshme për Shqipërinë.”- shkruan Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA