Çmimet e papërballueshme, pensionistët protestojnë në Pogradec: Marrim pensione qesharake, na rimbursoni drutë!

28/09/2022 12:10

Jetesa e papërballueshme me çmimet e larta ka detyruar pensionistët në qytetin e Pogradecit të dalin mëngjesin e sotëm në protestë paqësore para bashkisë.

Rritje të pensioneve, rritje e paketës së paketës ndihmës për energjinë, ushqimet deri tek kompensimi i druve, kanë qenë kërkesat e pensionistëve dhe minatorëve të Pogradecit.

Sipas tyre qeveria nuk mendon për ta për aq kohës sa pensionet e tyre nuk rriten dhe paketa e ndihmës është e papërfillshme.

“Ne na shkrinë të gjallë, na varrosën. Me këto pensione qesharake, marr 145 mijë, me këto çmime jemi të mbaruar. Ne kërkojmë kushte minimale, ushqimet drutë, taksat, nuk gjejmë zgjidhje”- thotë një pensionist.

“Qeveria të kthejë sytë nga mosha e tretë. I bëjmë thirrje të na rishikojë pensionet, janë shumë të ulta. Ç’është kjo, qesharake. I kërkoj qeverisë të rimbursojë pensionistët. Le të jetë kjo shkëndija jonë për gjithë tjerët. Drutë kanë shkuar shtrenjtë, ne jemi të varfër. Drutë për ne duhen rimbursuar me 50%. Bordet janë vetëm për të zhvatur pensionistët.”- shprehet një tjetër.

“6% është shumë e paktë. As me Kosovën nuk barazohemi. Kështu thotë ai (Rama) që janë rritur standatet sin ë Europë, po përse nuk na jep pensionet si në Europë?”- shprehet i shqetësuar një tjetër pensionist.

Kjo është protesta e parë që zhvillohet nga pensionistët në juglindje të vendit nisur nga çmimet mjaft të larta që ata po përballen muajt e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA