Akuzohen se keqtrajtuan tre të mitur, nis hetime për dy kujdestare në shtëpinë e fëmijëve në Sarantë

28/09/2022 10:57
Ilustruese

Dy kujdestare në shtëpinë e fëmijëve në Saranda akuzohen se kanë keqtrajtuar tre fëmijë në këtë institucion.

Mësohet se ka qenë nëna e tre fëmijëve që ka bërë kallëzimin në komisaritanin e Policisë nr.3 në Tiranë ndaj kujdestareve E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe.

Ndaj këtyre të fundit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset  E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijet e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA