3 milion euro dëm financiar! 13 të arrestuar për mashtrim me tatimet në disa kompani private në Tiranë

28/09/2022 11:02

13 persona janë në pranga pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezulton se janë të përfshirë në skema të mashtrimit me tatimet në kompanitë ku punonin.

Katër shtetasve të tjerë u është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

Kompanitë private të përfshira në hetimin e kryer nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1.257.082.590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe TF, afërsisht 300.000.000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.

“Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”. Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA