Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka deklaruar se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 për qind.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, Mehmeti  tha se presioni i inflacionit dhe rënia e fuqisë blerëse kanë kushtëzuar rritjen ekomonike.

Para deputetëve, ai tha se BQK-ja nuk ka mundur të ketë vendimmarrje sa i përket inflacionit, pasi i njëjti është i importuar.

Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.5 miliardë euro remitanca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA