Thirrja e Putinit për mobilizim largon rusët/ Rreth 66,000 hyjnë në vendet e BE-së në vetëm një javë

27/09/2022 18:29

Rreth 66,000 qytetarë rusë kanë hynë në shtetet e BE-së gjatë javës së fundit, sipas agjencisë kufitare Frontex. 

Rusët kanë nxituar drejt vendeve fqinje për të shmangur mobilizimin e pjesshëm të urdhëruar nga Vladimir Putin.

Kazakistani më herët tha se 98,000 rusë kishin hyrë në vend që prej njoftimit.

Numri i rusëve që shkojnë drejt BE-së është rritur me 30% brenda një jave, ku shumica kanë mbërritur në Finlandë dhe Estoni.

“Frontex vlerëson se kalimet ilegale të kufirit ka të ngjarë të rriten nëse Federata Ruse vendos të mbyllë kufirin për rekrutët e mundshëm”, tha agjencia kufitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA