Të qenit i vetmuar mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj psikologjik dhe të përshpejtojë procesin e plakjes së trupit.

Sipas një studimi të ri,të publikuar në revistën mjekësore Aging-US, vetmia rrit moshën biologjike të njerëzve më shumë sesa pirja e rregullt e duhanit.

“Shëndeti mendor nxitësi kryesor i plakjes”, thuhet në studim.

“Gjendjet mendore dhe psikosociale janë disa nga parashikuesit më të fuqishëm të rezultateve shëndetësore  dhe cilësisë së jetës, por ato janë lënë kryesisht jashtë kujdesit shëndetësor modern” , tha Manuel Faria, pjesë e studimit.

Ai tha se aspekti psikologjik i plakjes nuk duhet neglizhuar as në kërkime dhe as në aplikime praktike kundër plakjes.

Autorët arritën në përfundimin se duke pasur parasysh lidhjen e fortë midis gjendjeve psikologjike dhe plakjes, shëndeti i dobët mendor duhet të njihet si një nxitës kryesor i plakjes.

“Ky studim hedh themelet për mjetet e reja që mund të ndihmojnë në ndryshimin e plakjes psikologjike dhe biologjike dhe përmirësimin e mirëqenies në të njëjtën kohë“, tha Alex Zhvaoronkov, themeluesi dhe CEO i Insilico Medicine dhe bashkautor i studimit.

“Si organizatat dhe qeveritë do të përfitonin nga rritja e produktivitetit dhe ulja e kostove të kujdesit shëndetësor që rrjedhin nga optimizimi psikosocial dhe biologjik i moshës“, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA