Rrëmbeu biznesmenin Halit Nazifi/ Si iu shtuan ditët e punës në burgun e Fierit Gentian Cakës që të kryente më shpejt dënimin

27/09/2022 17:03

Detaje të reja janë bërë me dije nga dosja e penale e punonjësve të burgut të Fierit, e siguruar për “Top Channel” nga gazetarja Anila Hoxha.

Në dosje thuhet se edhe i burgosuri Gentian Caka është favorizuar nga punonjësit e administratës, të cilët i kanë shtuar atij ditët e punës në mënyrë që të kryente sa më shpejt dënimin.

Në dosjen penale të dënuarit Gentian Caka, ka rezultuar se ;

Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 208 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Shtator, Tetor, Nëntor, Dhjetor viti 2020 dhe muajit Janar, Shkurt, Mars, Prill viti 2021

Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 prot datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2020 dhe rezulton se i dënuari Gentian Caka, ka dalë në punë 25 ditë e konvertuar në ulje dënimi 3.75  ditë konkretisht;

Për muajn Shtator 2020 ka dalë për punë me datë 10 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Tetor 2020 ka dalë për punë në datat 5,15,16,23 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Nentor 2020 ka dalë për punë me datë 24, 25 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Dhjetor 2020 ka dalë për punë me datë 1,2,3,17,22 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Janar 2021 ka dalë për punë në datat 5,14 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Shkurt 2021 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Mars 2021 ka dalë për punë në datat 1,5,8,24,25 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Prill 2021 ka dalë për punë në datat 2,7, 13, 21, 22, 23 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj Shefi i Policisë Bashkim Meci, Mato Mataj, Fatos Lika Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha, Përgjegjës i Sektorit të Financës, Florida Mata.

Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 31.2 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 3.75 ditë ulje dënimi nga puna.

Gentian Caka është autori i marrjes peng të biznesmenit Halit Nazifi në vitin 2002. Në bashkëpunim me disa persona të tjera, të veshur se efektivë policie, pasi kryen rrëmbimin, ata i kërkuan familjarëve të Nazifit 1 milion dollarë në këmbim të lirisë së tij. Dy ditë pas rrëmbimit, policia organizoi një operacionin për lirimin e pengut. Operacioni u karakterizua me shkëmbim zjarri, ku Gentian Çaka, mbeti i plagosur. Policia arriti të lironte biznesmenin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA