Rënia e presionit në linjat e gazit rus në Gjermani mund të vijë nga sabotazhi – mediat (fotot)

27/09/2022 17:25
Flluska gazi nga Nord Stream 2 ne detin Balltik

Mediat në Berlin thonin sot se rënia e presionit në dy linja gazi natyror mes Rusisë e Gjermanisë nuk është një koinçidencë por një ‘sulm sabotazhi’ ose nga Ukraina ose nga Rusia, sipas të përditshmes ‘Tagesspiegel’.

Presioni sjellës në gazsjellësin Nord Stream 2 kishte rënë ndjeshëm natën që shkoi, së bashku me prurjen nga dy linjat e gazsjellësit Nord Stream 1 prej të hënës.

Danimarka njoftoi zbulimin e një rrjedhjeje gazi në brigjet e ishullit Bornholm në detin Balltik dhe ka mbyllur zonën ndaj trafikut detar, por nuk mund të konfiormonte shkaqet.

Sipas rrjetit gjerman Tagesspiegel, agjencitë qeveritare po hetojnë incidentin “por nuk mund të imagjinojnë skenare të tjera përveç një sulmi të shënjestruar”.

“Sinjalet përjashtojnë mundësinë e një koincidence”, thonin zyrtarët duke shtuar se sulmi nënujor duhet të ketë përfshirë grupe të specializuar zhytësish ose nëndetëse.

Berlini raportohet se po studion dy skenare të mundshme, që janë ai i forcave të lidhura me Ukrainën, ose nga forcat e Rusisë si një formë “sulmi i rremë”,  për t’i hedhur fajin Ukrainës dhe rritjen e çmimeve të energjisë.

Linja Nord Stream është fikur që prej gushtit sipas raportimeve, dhe gazi rus vjen në Evropë vetëm me tubacionet më të vjetra që kalojnë përmes Ukrainës dhe Polonisë, shkruan më tej Tagesspiegel.

“Jemi në proces të qartësimit të situatës,për momentin nuk e dimë nga se vjen rënia e presionit” tha një zëdhënës i ministrisë për gazetën.

Gazsjellësi Nord Stream 1 është ndërtuar në vitin 2011. Ndërtimi i linjës Nord Stream 2 (NS2) nisi në vitin 2018, por kërkoi më shumë kohë prej presioneve politike e ekonomike, duke u përfunduar në shtator 2021. Por në kohën e pushtimit të Ukrainës qeveria gjermane pezulloi çertifikimin e tij për të liruar trafikun e gazit. /TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Rënia e presionit në dy linja gazi natyror mes Rusisë e Gjermanisë nuk është një koinçidencë por një ‘sulm sabotazhi’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA