
Një anije peshkimi u fundos mbrëmjen e kaluar në basenin e portit të peshkimit në Durrës.
E amortizuar, peshkarexha “Anyway II”, ndodhej e ankoruar në portin e peshkimit dhe prej kohësh nuk kishte dalë për gjueti në det. Kriza e karburantit dhe mungesa e ekuipazhit e kishte lënë në bankinë peshkarexhën që është në bashkëpronësi të Alban Malindit, anija tjetër e të cilit u bllokua në verë me 72 mijë litra naftë kontrabandë.
Gjatë ditës së sotme, autoritetet detare janë angazhuar për ta nxjerrë anijen nga fundi i basenit ujor. Shkaku i mbytjes së saj paraprakisht deklarohet të ketë qenë një dëmtim në pjesën fundore nga ku është futur ujë në bord duke shkaktuar fundosjen e peshkarexhës 22 metra e gjatë dhe me peshë 70 tonë. Konstruksioni prej druri e ka vështirësuar nxjerrjen e saj.
Top Channel