Kryesia e PS-së ka caktuar drejtues të rinj në tre qarqe për fushatën e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Kryesia e Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtuesit e Vlorës, Shkodrës dhe Kukësit.
Në Vlorë është larguar Arben Ahmetaj dhe në vend të tij do të jetë Blendi Klosi. Në Kukës largohet Safet Gjici dhe do të jetë Pandeli Majko. Ndërsa në Shkodër është larguar Edona Bilali dhe në vend të saj do të jetë vendoset Elisa Spiropali.
Kryeministri këto ndryshime i quajti pa peshë për qytetarët, por që do të jenë në funksion të partisë, duke quajtur skuadër, ku secili ka role të ndryshme.
“Janë ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë asnjë peshë, nuk janë organizime qeverie, nuk ka rëndësi të hyjmë në emra, të gjithë jemi shërbëtorë të këtij misioni, kjo është një skuadër dhe si çdo skuadër ka role të ndryshme se po të bënin të gjithë të njëjtën gjë s’do ishte skuadër“, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë primare”, Rama u përgjigj duke qeshur: Jo, faleminderit!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka nisur procedurën për dekretimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat pritet të mbahen në 2023-shin.
Top Channel