Mbi 50 për qind palmave në botë, në rrezik zhdukjeje!

27/09/2022 14:34

Më shumë se një mijë lloje palmash janë në rrezik të zhdukjes, sipas një studimi.

Shkencëtarët përdorën inteligjencën artificiale për të vlerësuar rreziqet për të gjithë familjen e palmave, nga pemët e larta deri te bimët ngjitëse.

Të dhënat japin një ide shumë më të mirë se sa dhe cilat lloje palmash janë nën kërcënim, raporton BBC.

Palmat janë një familje e madhe bimore që u siguron miliona njerëzve ushqim, pije dhe strehim.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur biodiversitetin dhe që përfshin më shumë se një mijë specie palmash që tani e dimë se mund të kërcënohen”, tha udhëheqësja e studimit, Sidonie Bellot e Kopshtit Botanik Mbretëror, Kew, Londër.

Ajo tha se nevojiteshin veprime për të ruajtur bimët në tokë dhe për të mbledhur më shumë të dhëna për to, gjë që nuk mund të bëhet pa njerëzit që jetojnë në rajonet ku rriten palmat dhe që përdorin palmat çdo ditë.

Palmat kanë një mori përdorimesh, duke përfshirë si kultura kryesore si kokosi, vaj palme ose hurma, ose në prodhimin e mobiljeve, gomës, vajit dhe litarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA