Katy Perry dënohet për përmendjen e vrasësit kanibal në lirikat e këngës ‘Dark Horse’ (fotot)

27/09/2022 21:43

Vijojnë të shtohen gjithnjë e më shumë zërat e kritikës ndaj këngëtares amerikane Katy Perry për disa lirika ‘të parespektueshme’ në këngën e saj të njohur ‘Dark Horse’ ku përmendet në mënyrë ‘romantizuese’ vrasësi serial, kanibal Jeffrey Dahmer.

Megjithse kënga e 10 viteve më parë është mjaft e dëgjuar nga të mitur e fëmijë, vetëm kohët e fundit ka dalë në dritë djallëzia e referencës direkte ndaj serial killerit, që duket se aty përmendet në tone aspak kritike.

Zhvillimi duket se vjen pas një dokumentari të fundit të titulluar “Historia e monstrës Jeffrey Dahmer” në rrjetet amerikane, prej nga ku dhe fansat e muzikës u zgjuan për të ngritur zërin lirikave të përçmueshme të Perry.

Kënga ‘Dark Horse’, ku merr pjesë dhe reperi Juicy J, ishte prezantuese e albumit të katër të Kate Perry, ‘Prism.

Dahmer ka qenë një nga serial-killerët më të tmerrshëm që ka vrarë, copëtuar e kanibalizuar të paktën shtatëmbëdhjetë njerëz në SHBA nga viti 1978 deri në 1991.

Përveç vrasjes së burrave e djemve, ai ka pranuar copëtimin e trupit dhe ngrënien e disa prej vitimave që i dhanë atij dhe pseudonime si ‘Kanibali i Milwaukee’ apo ‘Monstra e Milwaukee’.

Tashmë fansat e muzikës kanë kërkuar të dënohen lirikat djallëzore të këngës së Perry, e cila mes të tjerave këndon “Ajo ta ha zemrën si Jeffrey Dahmer”.

Një prej perdoruesve shkruante: “Nuk e dija kush ishte Jeffrey Dahmer deri javës që shkoi, por kuptoj se Perry dhe Juicy J janë të sëmurë që bëjnë të vegjëlit të këndojnë emrin e tij”.

“Jam e tërbuar që vajza ime ka dëgjuar ato këngë ku thuhet ‘She eats your heart out like Jeffrey Dahmer’ që ofendon familjet e fëmijët,” shkruante një tjetër.

FOTO GALERI
1/4
Katy Perry përmend në mënyrë 'romantizuese' vrasësin serial, kanibal Jeffrey Dahmer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA