Një postier në Gjakovë ka raportuar në polici se mbrëmë se persona të panjohur e sulmuan fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 3 mijë e 350 euro të pazarit ditor dhe se janë larguar në drejtim të panjohur.

Postieri ishte nën shoqërimin e një personi tjetër, i cili po ashtu është lënduar.

Policia ka njoftuar se viktimat kanë pranuar kujdesin mjekësor, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore.

“Gjakovë 26.09.2022-21:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kanë qenë në veturë të postës së shpejt me viktimën tjetër mashkull kosovar para shtëpisë , persona të panjohur duke i sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 3350€ (pazarin ditor) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia kosovare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA