Një zjarr aksidental në një barakë në fshatin Çukë pranë Sarandës ka lënduar rëndë një burrë 57 vjeç që ishte duke fjetur brenda objektit.

57 vjeçari Ilirian Xhani që strehohej atje ishte roja i një prone afër vendngjarjes. Djali i të lënduarit e ka nxjerrë të atin nga godina në mes të flakëve dhe e ka çuar në spitalin e Sarandës.

Sipas mjekëve të urgjencës i lënduari ka pësuar djegie të gradës së tretë në gjithë trupin dhe gjendja e tij shëndetsore është kritike.
Pritet që ai të transportohet me ambulancë në spitalin e traumës nê Tiranë.

Policia është duke hetuar rreth shkakut të zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA