Parlamenti sllovak ratifikoi sot hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Këtë vit, Finlanda dhe Suedia kërkuan të anëtarësohen në NATO në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Pasi Sllovakia ratifikoi anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO, vetëm Hungaria dhe Turqia duhet të japin ende pëlqimin e tyre për zgjerimin e aleancës.
Sot, 126 nga 150 anëtarët e parlamentit sllovak mbështetën hyrjen e Finlandës dhe 124 anëtarësimin e Suedisë.
Ndërsa Aleanca e Atlantikut të Veriut forcon krahun e saj lindor, Sllovakia, e cila kufizohet me Ukrainën, ka rënë dakord të presë një grup beteje të NATO-s dhe qeveria e kryeministrit Eduard Heger e ka mbështetur fuqishëm Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë.
Sidoqoftë, mbështetja e publikut sllovak nuk është aq e qartë, treguan rezultatet e një sondazhi të kryer në shtator, sipas të cilit një shumicë e vogël mbështet Rusinë në luftën me Ukrainën.
Top Channel