
25/02 14:10
Mjegulla e dendur që ka mbuluar këtë të hënë në mëngjes Llogoranë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Ndërkohë ka probleme me rrëshqitjen e dheut dhe gurëve dhe në terren ndodhen ekipet e ARRSH-së që po pastrojnë mbetjet në rrugë.
Top Channel