Po shpëtonin një familje/ Tajfuni i fuqishëm në Filipine i merr jetën pesë personave nga ekuipazhi i shpëtimit (Foto+Video)

26/09/2022 13:01

Pesë punonjës të shpëtimit në Filipine kanë humbur jetën nga një tajfun që ka lënë shtëpi të përmbytura dhe miliona pa energji elektrike.

Rrjedha e ujit i mori përpara në momentin që ata po shpëtonin një familje të bllokuar në åatinështëpinë e tyre.

Më shumë se 74,000 njerëz ishin evakuuar më përpara, pas lëshimit të urdhrit nga autoritetet për një tajfun të fuqishëm.

Banorët në San Miguel

Autoritetet kanë urdhëruar që furnizimet të transportohen me ajër dhe pajisjet e pastrimit të sigurohen për komunitetet që janë prekur më shumë.

Në provincën Quezon, në lindje të Manilës, peshkatarët ishin penguar më parë të shkonin në det dhe kishte raportime për disa zona që ishin pa energji elektrike.

Burri para derës

Sipas BBC, fluturimet dhe shërbimet e trageteve janë anuluar, ndërsa Presidenti Marcos pezulloi të gjithë punën e qeverisë dhe shkollat.

Mijëra vullnetarë po monitorojnë nivelet e lumenjve, urave dhe maleve për rrëshqitje të dheut që mund të pengojnë përpjekjet e shpëtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA