“Nuk e mendoj tërheqjen, por nuk e meritoj një lamtumirë si ajo e Federer”, Murray: Ndihem mirë!

26/09/2022 16:54

Roger Federer i dha lamtumirën tenisit në moshën 40-vjeçare teksa zhvilloi ndeshjen e fundit të karrierës së bashku me Rafael Nadal në një lojë dyshe.

Duke përfituar nga turneu Laver Cup, zviceriani u përshëndet edhe nga kolegët e tij si Novak Djokovic, Casper Ruud, Mateo Berretini apo edhe Andy Murray.

Pikërisht, britaniku tashmë në moshën 35-vjeçare, thekson se ende nuk mendon tërheqjen nga sporti ndërsa thekson se ai nuk e meriton një lamtumirë si ajo e Federer.

“Me siguri nuk do të marrë një lamtumirë si ajo e Federer dhe në fakt nuk e meritoj një të tillë. Roger e meritoj atë mbrëmje aq emocionale dhe ishte shumë speciale me të gjithë djemtë e pranishëm. Edhe unë kur të vijë momenti do ta publikoj lamtumirën parë ndonjë turneu, mirëpo ende nuk e di kur do të vijë momenti. Mendoj se jam konkurrues dhe ndihem mirë fizikisht”, u shpreh Murray./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA