Dy nga çiftet konkurrente në “Dancing With The Stars”, kanë zbuluar datën kur do të nisë programi i shumëpritur.

Më 7 tetor do të nisë zyrtarisht show-n magjik i kërcimit në Top Channel.

Çiftet Isli-Ledia dhe Julka-Silvesterin të ftuar në “Ftesë në 5” zbuluan disa detaje nga provat e tyre dhe marrëdhënia me kërcimin.

Isli Islami me sa duket i ka lënë të gjitha mbresat më të mira balerinës, e cila tregoi se sa herë bëhet me nerva është moderatori më pozitivi.

“Ka veshin muzikor dhe fizikun gjë e cila është shumë pozitive në kërcim. Ka humorin dhe nëse unë bëhem me nerva gjatë punës”, tha balerina.

Julka Gramo do të jetë e shoqëruar nga balerini Silvester, duke bërë kështu rikthimin pas shumë vitesh në Top Media.

“Rikthehem në Top Media me më shumë qejf. E adhuroj shkëlqimin e “Dancing With The Stars”. Kur i shohim këta balerinë duket sikur është e thjeshtë, por pas saj fshihet një punë e jashtëzakonshme. Ata që janë profesionistë kanë një mund të jashtëzakonshëm. Në fillim e mora shumë qejf dhe në momentin që më kanë shkruar dhe më prezantuan projektin. Kur u takova e dëgjova, doja kohë për ta menduar. Nuk e kisha marrë në konsideratë, pasi nuk e kam tipin e konkurrencës”, tha ajo.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel