Të paktën 11 fëmijë u vranë kur një person i armatosur me simbole naziste hapi zjarr në një shkollë në qytetin perëndimor rus të Izhevsk, thanë autoritetet ruse të hënën.
Deri më tani janë regjistruar 15 viktima. Midis të vrarëve ishte edhe roja i sigurisë së shkollës, tha kreu i qeverisë rajonale Alexander Brechalovn në një deklaratë sipas CNN.
Hetuesit thanë se 24 persona, përfshirë 22 fëmijë, u plagosën. Sulmuesi, i cili thuhet se kishte veshur një bluzë të zezë me shenja naziste dhe një helmetë u vetëvra pas sulmit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.
Zyrtarët rusë e identifikuan autorin si Artem Kazantsev, një banor vendas i lindur në vitin 1988, i cili ishte një student i shkollës ku ndodhën të shtënat.
Procesi i identifikimit u vonua për shkak se nuk u gjetën dokumente në trupin e të dyshuarit.
Hetuesit kanë nisur të kontrollojnë banesën e Kazantsev dhe të hetojnë raportet e “pikëpamjeve neofashiste dhe ideologjisë naziste” të tij, tha Komiteti Hetues i Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se sulmuesi ishte “një person që mund t’i përkiste një organizate apo grupi neofashist”.
Sulmi ndodhi në shkollën 88 në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit rus të Udmurtia.
Presidenti rus Vladimir Putin u ka dërguar ngushëllime viktimave, sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini të hënën.
Ky është të paktën rasti i tretë i të shtënave në shkollë në Rusi.
Në maj të vitit 2021 , një person i armatosur vrau shtatë fëmijë në një shkollë në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit të Rusisë.
Pesë muaj më vonë , 20 njerëz u vranë kur një person shpërtheu një bombë.
Izhevsk, vendi i ngjarjes së rëndë është shtëpia e më shumë se 600,000 njerëzve, duke e bërë atë një nga 20 qytetet më të populluara të Rusisë.
Qyteti është i njohur si shtëpia e AK-47 dhe vendi ku rezistoi më gjatë gjeneral-lejtnantit sovjetik, Mikhail Kalashnikov.
Top Channel