Donald Trump thotë se do të përdorë ushtrinë për ‘deportime masive’ të emigrantëve të jashtëligjshëm nga SHBA (fotot)
18/11 21:56
Eliud Kipchoge, gjiganti i vogël kenian (1.67 metra i gjatë dhe peshon vetëm 52 kilogramë) ka sfiduar ligjet e fizikës dhe logjikës sot, në Berlin, duke vendosur një rekord të ri botëror në maratonë (2h01:09), rezultat që e ngriti nga kategoria e legjendës në atë të supermenit.
Koha në Berlin ishte perfekte. Temperatura 11 gradë, qiell i vrenjtur, por pa gjurmë shiu dhe pa erë, që thuhet se është një ftesë për vrapim dhe kushte të ngjashme me ato të vitit 2018, kur Kipchoge arriti ta reduktonte me më shumë se një minutë (2h01:39) rekordin e mëparshëm i Dennis Kimetto të arritur në vitin 2014 (2h02:57)./ Super Sport
Top Channel