Pogba punësoi me të vërtetë një magjistar, mesfushori justifikohet me dëmtimet

25/09/2022 08:14

Paul Pogba ka përfunduar në qendër të vëmendjes dhe jo për atë që do të duhej të bënte në fushë teksa ende është i dëmtuar dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në epokën e tij të dytë me Juventus.

Një nga denoncimet më të rënda të Mathias kundër vëllait më të famshëm, është edhe ajo që Pogba punësoi një magjistar, një nga ata njerëz që përdorin rituale të veçanta në dëm ose në të mirë të një personi tjetër.

Mathias pretendon se magjistari është marrë nga Pogba me qëllimin për t’i bërë keq Kylian Mbappe pasi mesfushori ishte xheloz për suksesin e kolegut të tij tek Franca. Ndërkohë që hetimet rreth kësaj çështje vijojnë, mediat zbulojnë se është e vërtetë pjesa që Pogba ka punësuar një magjistar. Bëhet fjalë për një personazh nga Afrika që përdor rituale të vjetra në kohë, madje magjistari është nga më të shtrenjtët në qarkullim pasi një orë me të kushton 100 euro, ndërsa ai e quan veten si “Ibrahimi i Madh”.

Gjithsesi, Pogba justifikohet pasi pretendon se magjistarin e ka punësuar vetëm për ta ndihmuar atë me dëmtimet dhe me formën fizike, ndërsa mohon në mënyrë kategorike akuzat se është munduar t’i bëjë keq Mbappe. Megjithatë, duket se saga e familjes Pogba sapo ka nisur dhe në vazhdim do të zbardhen të tjera detaje, pasi akuzat nga të dyja palët janë tejet të rënda dhe autoritetet franceze janë në hetim e sipër./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA