“Nuk dua të vdes për ambiciet e dikujt tjetër”, rusët vazhdojnë të kundërshtojnë urdhrin për mobilizim

25/09/2022 09:51

Më shumë se 700 persona  janë arrestuar vetëm të shtunën nga autoritetet ruse teksa  protestat kundër “mobilizimit të pjesshëm”  vazhdojnë në të gjithë vendin.

Në Moskë, agjencia e lajmeve AFP raportoi se ishte dëshmitare e një demonstruese që bërtiste  “ne nuk jemi mish për top” ndërsa ajo u arrestua nga oficerët, që tashmë kanë vendosur më shumë se 1 mijë veta pas hekurave.

Por  ndërkohë që shumë kanë dalë në protesta, një pjesë e mirë kanë zgjedhur të ikin një orë e më parë nga Rusia. Një radhë e gjatë makinash u krijua pranë pikës së kontrollit Petkuhovo në kufirin midis Rusisë dhe Kazakistanit të premten vonë në mbrëmje.

Andrei Alekseev, një inxhinier 27-vjeçar nga qyteti i Yekaterinburgut, ishte në mesin e shumë burrave në radhë që po iknin nga Rusia.

Alekseev u zgjua me lajmin e urdhrit të mobilizimit të Putinit të mërkurën në mëngjes dhe ai e dinte se duhej të ikte nga Rusia.

 “Në kufi, të gjithë burrat u pyetën nëse kanë shërbyer në ushtri dhe cila është kategoria e shërbimit të tyre ushtarak për më shumë se 7 orë”, tha Alekseev për CNN.

Pasi ai dhe gruaja e tij kaluan në Kazahstan, ata zbuluan se të gjitha hotelet në qytetet kufitare ishin të rezervuara, kështu që çifti shkoi me makinë në Astana, kryeqyteti i vendit, ku tani ata po kërkojnë një apartament.

Kirill Ponomarev, 23 vjeç, i cili gjithashtu u largua nga Rusia përmes një kufiri me Kazakistanin, tha se kishte vështirësi për të rezervuar një biletë. një natë më parë ndërsa prisja fjalimin e Putini më zuri gjumi pa blerë një biletë, kur u zgjova, çmimet e biletave u rritën”, tha Ponomarev për CNN.

Fluturimet me një drejtim nga Rusia u shitën brenda disa orësh nga shpallja e mobilizimit.Katër nga pesë vendet e BE-së në kufi me Rusinë kanë ndaluar hyrjen për rusët me viza turistike, ndërsa radhët për të kaluar kufijtë tokësorë nga Rusia

Alexandra Garmazhapova, presidente e Fondacionit Free Buryatia, organizata e së cilës ofron ndihmë ligjore për burrat e mobilizuar dhe të afërmit e tyre, i tha CNN se çdo ditë dëgjon histori të shumta të njerëzve që po rekrutohen  pa marrë parasysh moshën, historinë ushtarake apo kushtet shëndetësore.

“Dje pasdite, një shofer taksie shkoi të furnizonte makinën me karburant dhe kur ai po qëndronte në një pikë karburanti, një autobus kaloi me rekrutët dhe e mori pa e pyetur fare”, tha ajo për CNN.

Ndërsa  Kirill, një profesionist IT 27-vjeçar nga Shën Petersburgu, që është gjysmë ukrainas, tha se nuk mund ta imagjinojë të shkojë në luftë dhe të vrasë ukrainasit.

Disa të tjerë patën fatin të mësonin lajmet e urdhrave të mobilizimit nga jashtë. Ilya, 35 vjeç, ishte me pushime me familjen e tij në Turqi kur mori një mesazh nga kolegët e tij në Kurgan, një qytet në rajonin e Uraleve të Rusisë, se zyra e tij kishte marrë një draft letër për të.

Gruaja dhe fëmija i tij u kthyen në Rusi ndërsa ai qëndroi në Turqi.

“Unë nuk dua luftë, nuk dua të vdes për ambiciet e dikujt tjetër, nuk dua t’i dëshmoj askujt asgjë, ishte një vendim i vështirë për të mos u kthyer në Rusi, shumë i vështirë, nuk e di se kur mund ta shoh tani familjen time, të dashurit e mi”, tha Ilya për CNN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA