Çmimet e larta të gazit, naftës dhe energjisë elektrike po detyrojnë qytetarët gjermanë t’i drejtohen gjithnjë e më shumë përdorimit të druve për të ngrohur shtëpitë e tyre duke bërë që çmimet të dyfishohen në krahasim me vitin e kaluar, sipas euroactiv.com.
Për javë të tëra, gazi ka ndaluar rrjedhjen përmes ”Nord Stream 1”, termocentralet bërthamore të Gjermanisë do të mbyllen dhe qeveria po përpiqet të shpëtojë kompanitë e energjisë.
“Gjermania mund ta kalojë mirë dimrin e ardhshëm me kusht që të kemi fat me motin dhe të kursejmë mjaftueshëm gaz”, shpjegoi Robert Habeck, zëvendëskancelar dhe ministër i Ekonomisë dhe Veprimit Klimatik.
Në këtë kontekst, rritja e çmimeve të druve nuk është befasuese.
“Disa njerëzve u duket e çuditshme që çmimi i peletit të drurit rritet”, tha Lion Hirth, profesor i tregjeve të energjisë.
Sipas të dhënave që krahasojnë çmimet e druve të zjarrit në gusht 2022, gjermanët po shpenzojnë dukshëm më shumë para’ për dru për të ngrohur shtëpitë e tyre.
Çmimet e peletit të drurit dhe druve të zjarrit janë rritur me 85,7% krahasuar me vitin e kaluar.
Zyra gjermane e statistikave përmend shkaqe të shumta për rritjen e jashtëzakonshme duke ia atribuar këtë kërkesës së rritur dhe rritjes së kostove të blerjes dhe transportit në industrinë e drurit.
Kërkesa në rritje e vendit për dru ka ulur gjithashtu eksportet, të cilat ranë 30,3% krahasuar me vitin e kaluar. Pak shtëpi gjermane ngrohen duke përdorur vetëm dru.
Në vend të kësaj, druri është një burim i nxehtësisë dytësore. Shembujt e zakonshëm përfshijnë një oxhak të brendshëm.
“Djegia e drurit është burimi më i madh i ndotjes së grimcave që tashmë vret çdo ditë mbi 1 000 persona në BE”, shpjegoi Karl Wagner, biolog dhe aktivist.
Top Channel