Milionerët vijojnë të izolohen në ishuj e bunkerë në pritje të apokalipsit – studiuesi (fotot)

24/09/2022 19:44

Reperi e producenti i njohur amerikan J.C. Cole mendon se është i përgatitur për shembjen e civilizimit njerëzor pasi ka krijuar kompleksin e sigurisë së lartë ‘Safe Haven Farms’, sipas tij për të përballuar pandeminë apo katastrofën klimatike të radhës.

Në një libër të ri sensacional mbijetese, madje thuhet se Cole premton se ata që kanë paratë për t’iu bashkuar, do të kenë gjithashtu një shans mbijetese, por çmimi nuk do të jetë i lirë.

Me $3 milionë dollarë investim anëtarëve u premtohet “një përqindje e prodhimit të fermave lokale që redukton mundësinë e një eventi katastrofik”, shkruhet në librin e ri të zymtë të Douglas Rushkoff me titull, “Survival of the Richest: Escape Fantasies of the Tech Billionaires” (Mbijetojnë më të pasurit; Fantazitë e shpëtimit të miliarderëve të teknologjisë).

Por 66 vjeçari Cole nuk është i vetmi, teksa “më të pasurit e botës po përgatiten gjithnjë e më shumë për evente apokaliptike, duke e izoluar veten në rast të thyerjes së zinxhirit të furnizimit”, shkruan më tej Rushkoff.

Megjithse milionerët pretendojnë në rrjetet sociale se kërkojnë “të shpëtojnë botën, dhe bëjnë gara se cili bën më shumë bamirësi” — Rushkoff shton se qëllimi i tyre përfundimtar është të shpëtojnë veten.

“Për më të pasurit e më të privilegjuarit, e ardhmja e teknologjisë është të shpëtojnë nga pjesa tjetër e njerezve, pra nga ne”, shkruan Rushkoff në librin e tij.

Bunkeri i apokalipsit

Kështu kemi kompaninë ‘Rising S Company’ nga Texas e cila shet bunkerë luksi që arrijnë deri në $9.6 milionë, të shoqëruar me salla private lojrash, dyer anti-shpërthim, apo shpella daljeje si ato nga të cilat nisej personazhi ‘Batman’ për misionet e tij.

Kompania nga Kalifornia Vivos shet apartamente nëntokësore luksi, të konvertura nga foletë e raketave të Luftës së Ftohtë, shkruan Rushkoff.

Shkrimtari ‘i informuar’ shton se ka gjithashtu strehime ultra-elitare si ‘Oppidum’ në Republikën Çeke—i njohur si “bunkeri më i madh në botë i milionerëve”—ku përfshihet dritë e simuluar dielli, qilar verërash dhe vende për të fshehur pasuritë e tua nga “të huaj jo-miqësorë”.

Parking ne bunkerin Opiddum

Dhe në fakt në faqen e saj të internetit kompania i drejtohet klientëve të saj milionerë: “Ti ke punuar shumë gjithë këto vjet, ke rrezikuar derisa ke bërë vizionin realitet. Shpërblimi yt është arritja dhe ruajtja e të gjithë objekteve të rralla e të mrekullueshme që ti dëshiron”.

Gjithashtu super-jahtet e mëdha po shikojnë rritje të porosive teksa konsiderohen tashmë si “Barka e Noas” e miliarderëve, siç ka bërë kreu i Amazon, 58 vjecari Jeff Bezos, që ka porositur një jaht të dytë shoqërues për superjahtin e tij, me një hapësirë të veçantë për të futur helikopterin.

Zelanda e Re duket se po kthehet në një strehë të miliarderëve të trembur nga apokalipsi, sic po ndodh me kreun e Google Larry Page 49 vjeç, miliarderin e Silicon Valley, Sam Altman, 37, të cilit i rrëshkiti goja në një intervistë të vitit 2016  e tha se bashke me kolegun themelues të ‘PayPal’, Peter Thiel po largohen në Thiel të Zelandës së Re, sapo të vijë shenja e parë e apokalipsit dhe “shembjes së shoqërisë njerëzore.”

Rushkoff jep më tej hipoteza të ndryshme por thekson se “miliarderët që kërkojnë një strehim të sigurtë nga ajo që ndodh jashtë, do të kenë një surprizë të madhe”.

“Bunkerët ekzistues ofrojnë vetëm një mbrojtje të zakonshme dhe shanset që ata të shpëtojnë banorët e tyre nga realiteti, janë shumë të vogla”, shkruan Rushkoff. Çfarëdo gjeje që ata të jenë duke iu larguar — re toksike, sëmundje apo radiacion — ato të gjitha do të kenë një mënyrë “për të depërtuar mes barrikadave të menduara nga më të mirët.”

Mikro-plastikat që shkaktojnë kancer janë me bollëk si në akullin polar ashtu dhe në të gjitha qytetet evropiane, shkruan Rushkoff. “Shpëtim nuk ka.”

FOTO GALERI
1/8
Kreu i Google Larry Page tha po largohen në Thiel të Zelandës së Re, sapo të vijë shenja e parë e apokalipsit

Top Channel