Kultivonin bimë narkotike në tokat e tyre, arrestohen dy vëllezërit në Mallakastër

24/09/2022 09:44

Dy vëllezër janë arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike në Mallakastër.

51-vjeçari me inicialet u kap teksa ujiste bimët narkotike që kishte mbjellë në tokën e tij.

Ndërsa u arrestua teksa përpiqej të kalonte kufirin. Në shtëpinë e tij në Mallakastër, policia gjeti 2.8 kg kanabis në proces tharjeje, ndërsa në parcelën e tij kishte bimë të tjera të mbjella.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e shtetasve R. H. dhe Sh. H., ky i fundit nuk ndodhej në banesë gjatë kontrollit.

Në oborrin e banesës së shtetasit Sh.H., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në kuadër të operacionit “Tentativa”, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë. Konkretisht, u bë arrestimi i shtetasit Sh. H., 53 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.

Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke ujitur bimët narkotike të kultivuara në tokën e tij, shtetasi R. H., 51 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.).

Top Channel