Fundjava në vendin tonë do të jetë me mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë disa kalime vranësirash, sidomos në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.

Në tre ditët në vijim, sipas MeteoAlb, do të ketë rritje temperaturash, ndërsa nga fillimi i javës që vjen do të rikthehen reshjet e shiut.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel