Foto/ Nis festivali TIFF, shfaqen filmat premierë! Pjesëmarrës kinastë nga e gjithë bota

24/09/2022 22:12

“Mbrëmjen e së shtunës ngriti siparin edicioni i 20-të i Tirana International Film Festival-Oscar and European Film Aëards qualifying, nje edicion jubilar që do të zgjasë deri më datë 30 shtator”.

Mbrëmja pati dhe surpriza për te ftuarit, ku përmes trupës se aktoreve te portokallisë, parakaluan ne tapetin e kuq disa prej yjeve te kinemasë botërore.

Për këtë edicion të 20-të, aplikuan 2918 filma nga 109 vende të botës dhe prej tyre u përzgjodhën 209 filma të shkurtër dhe 34 filma të metrazhit të gjatë.

“Mendojmë ndryshe ecim njëlloj është slogani i këtij viti. Tifi lindi 20 vite më parë dhe ka qenë ekrani ku janë shfaqur prodhimet më të mira kinematografike të çdo viti, pas një pune të gjatë dhe të vështirë seleksionuese të rreth 40 mijë filmave që kanë aplikuar gjatë këtyre viteve nga 120 vende të botës. TIFF sigurisht nuk është festival i përmasave të mëdha si nga ato që jemi mësuar të ndjekim nëpër tv në kronikat e shtypit, por pikërisht për seleksionin e filamve që është thelbi i një festivali filmi është ndër 94 festivalet më të rëndësishme në botë certifikuar nga Academy Motion Pictures art and sciences, i kualifikuar për çmimet Oscar që prej vitit 2018”- tha Agron Domi, drejtor i Tiff

Për ceremoninë e hapjes u përzgjodh filmi nga regjisori i njohur Giuseppe Tornatore, që i dedikohet Grande Maestro, Ennio Morricone, film dokumentar i shfaqur vjet në Venezia.

 “Ky është një film dokumentar që po bën xhiron e botës, më shumë se çdo film tjetër italian sepse nuk tregon vetëm historinë e Enio Moricones por tregon dhe historinë e kinemasë”.- tha Gianni Russo,Producent i filmit “Ennio”

 

Konkurrimi zyrtar për kategoritë kryesore si Feature, PerspecTIFF, Documentary dhe Short Films do të vlerësohet nga 4 juri ndërkombëtare të formuara nga personalitete të njohur të industrisë kinematografike.

 

FOTO GALERI
1/49

Top Channel