Enti rregullator i energjisë miratoi sot rritjen me 4.4 herë të çmimit e energjisë për konsumatorët familjarë që shpenzojmë më shumë se 800 kilovat energji elektrike në muaj.

Përfaqësuesi i FSHU paraqiti në mbledhjen e Bordit të Entit Rregullator “kërkesën për çmimin për 800 kë/h. Cmimi nga KESH të jetë 34.3 lekë për kw/h”.

“Ky ndryshim në rritjen e çmimit për sasinë mbi 800 kë/h do rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë në periudhën tetor-dhjetor 2022 me 1.8 miliardë lekë.

Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jete 42 lekë për kWh për konsumin familjar mbi 800 kWh në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike”, u shpreh ai.

Deputetja e Partisë Demokratike e cilësoi ndryshimin e fashë si një rritje të çmimit të imponuar nga qeveria.

“Çmimi i rritur i energjisë nuk e justifikon rritjen e çmimit në tregjet e jashtme. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga çmimi i rritur shkon për operatorët privatë dhe jo publikë. Ne i kërkuam ERE-s të ndjekë interesin publik të qytetarëve”, u shpreh Tabaku pas mbledhjes së ERE.

Çmimi i rritur do të vijë në faturën e radhës pranë shtëpisë dhe vendimi për rritjen erdhi pas kërkesës së qeverisë. Ky propozim parashikon që 40-70 mijë familjeve gjatë muajve tetor-dhjetor, t’u rritet çmimi i energjisë elektrike.

Sakaq OSHEE parashikon që nga kjo lëvizje të mbledhë rreth 1.8 mld lekë, që më pas pas do të përdoren nga kompanitë energjetike për të blerë energji në tregjet ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA