Marrëdhënia e Meghan Markle me Princ Harry-n është përshkruar si “prekëse” nga miku i ngushtë i çiftit, Tyler Perry. Aktori ka folur për “Today” me Hoda & Jenna për dasmën e çiftit duke shprehur se:
“Ajo që unë di për ata të dy dhe ajo që dua që bota të dijë, është se sa shumë e duan ata njëri-tjetrin. Ata gjetën njëri-tjetrin, gjë që nuk kishte gjasa. Dashuria e tyre është me të vërtetë prekëse dhe thjesht doja të bëja gjithçka që mundja për t’i mbështetur.”- tha ai.
Tyler Perry është ai që u shiti atyre shtëpinë e tij prej 18 milionë dollarësh në Los Angeles, në maj 2020, pasi ata u larguan nga detyrat e tyre mbretërore. Gjatë asaj kohe, Tyler përmendi se ishte një kohë mjaft e vështirë për ta.
“Nëse nuk kam dashurinë e tyre, nuk dua asgjë.”
Rikujtojmë, se sipas një reporteri mbretëror, Dukesha e Sussex-it dyshohet se i kërkoi mbretit Charles III për një takim ballë për ballë në mënyrë që të qartësonte gjërat përpara se të kthehej në Kaliforni. Një burim shumë i afërt me të thuhet se i tha gazetarit mbretëror Neil Sean se kërkesa e Meghan Markle ishte bërë në një letër zyrtare.
Sjellim në vëmendje se Markle u shfaq e pushtuar nga pikëllimi gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II. Dukesha e Sussex-it shihej me lot në sy ndërsa miliona në mbarë botën ndoqën funeralin historik shtetëror për monarken e ndjerë. 41-vjeçarja u bashkua me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në ngjarjet përkujtimore së bashku me bashkëshortin e saj Princin Harry.
Top Channel