Video/ Shqiponja ngre në fluturim dhinë pesë herë më të rëndë se vetja para se ta lëshojë drejt vdekjes në Alpet italiane (fotot)

22/09/2022 21:46

Në pamje shihen momentet e pabesueshme kur një ‘shqiponjë e artë’ kap në kthetra një dhi mali për ta ngritur e më pas lëshuar drejt vdekjes në Alpet italiane.

Megjithse dhia e rritur peshon rreth pesë më shumë se shqiponja, pamjet tregojnë predatorin e guximshëm të kapë kafshën për ta vrarë me rrëzim ne faqen e malit.

Vrasja ‘brutale’ e dhisë ishte një fenomen që nuk ishte regjistruar më parë, sipas dokumentarit të rrjetit BBC.

Në episodin ‘Maja të Ngrira’ tregohen pamje të çiftit të shqiponjave që gjuajnë për dhi të vogla në malin e thepisur por sipas komentatorit, vetëm në fund të sezonit u arrit të regjistrohej vrasja e realizuar nga shqiponja.

Zakonisht shqiponjat e arta sulmojnë dhi të vogla ose kafshë të tjera si lepuj ose shpezë.

Por video tregon sesi shqipja ngul kthetrat në qafën e dhisë së rritur për ta tërhequr dhe lëshuar në cepat e mprehtë të shkëmbit, per ta konsumuar me vone si ushqim.

FOTO GALERI
2/3
Zakonisht shqiponjat e arta sulmojnë dhi të vogla ose kafshë të tjera si lepuj ose shpezë.

Top Channel