“Po të ishte diçka e viteve të fundit edhe mund të më surprizonte, por mosmirënjohja ndaj asaj që kam bërë në fushë, më ka shoqëruar prej shumë kohës. U bënë shumë vite që ndodh e njëjta gjë, por unë ndihem njësoj dhe jam gjithmonë maksimumin, sa herë që zbres në fushë, qoftë me Juven, qoftë me Italinë”, u shpreh Bonucci, sipas Super Sport.
Me Chiellinin që vendosi të tërhiqej, rolin e liderit në prapavijën e Italisë, ka marrë përsipër ta bëjë pikërisht futbollisti i Juventusit, që gjithsesi pranon se nuk do të vazhdojë edhe shumë gjatë në Kombëtare.
“Botërori 2026 nuk është një objektiv i imi. Unë jam në kombëtare dhe do të vazhdoj të jem, për sa kohë që luaj futboll dhe Mancini ka nevojë që të jem i pranishëm me eksperiencën time”, u shpreh Bonucci.