NASA ka publikuar fotografi dhe video mahnitëse të shkrepur në qiellin e Jupiterit, të cilat të japin ndjesinë e një pikture.
Fotoja u shkrep nga JunoCam, kamera me dritë të dukshme që ndodhet në bordin e sondës Juno, dhe që tregon retë në qiell. Zhvilluesi i softuerit, Gerald Eichstädt, ka krijuar paraqitje mahnitëse 3D të reve.
“Misioni Juno na ofron një mundësi për të vëzhguar Jupiterin në një mënyrë që është në thelb e paarritshme nga vëzhgimet teleskopike të bazuara në Tokë. Ne mund të shikojmë të njëjtat veçori të resë nga këndvështrime shumë të ndryshme brenda vetëm pak minutave”, tha Dr Eichstäd.
Në shikim të parë në këto foto, do ta ngatërroni si një pamje nga afër të qershisë së një keku të shijshëm.
Daily Mail shkruan se rrotullimet dhe majat me teksturë janë në fakt re në qiellin e Jupiterit, të cilat janë fotografuar nga sonda Juno e NASA-s
“Juno është një sondë hapësinore e NASA-s që është rrotulluar rreth Jupiterit që nga viti 2016. Në bord, ai ka një kamerë me dritë të dukshme të quajtur JunoCamera, e cila bën rregullisht foto mahnitëse të Jupiterit dhe hënave të tij.”.
Asnjë anije kozmike e mëparshme nuk ka orbituar kaq afër Jupiterit, megjithëse dy të tjera janë dërguar duke u zhytur përmes atmosferës së tij.
Për të përfunduar misionin e rrezikshëm, Juno i mbijetoi një stuhie rrezatimi të krijuar nga fusha e fuqishme magnetike e Jupiterit.
Anija pritet të studiojë përbërjen e atmosferës së planetit deri në vitin 2025.
Top Channel