Deputeti i PD-së, Ervin Salinaji foli në parlament rreth sulmeve kibernetike që kanë goditur vendin tonë, duke deklaruar se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku iu kundërpërgjigj duke thënë se janë investime për të digjitalizuar vendin për nëntë vite.

“Ende nuk ka informacion për agresionin kibernetik. Nuk ka informacion parlamenti. Jo se nuk kemi informacion, se e kemi nga burime prestigjioze si FBI-ja. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Tha një koleg se ne sulmohemi dhe i kemi këto kosto se jemi partnerë me SHBA-të, ne kemi rënë se jemi të dobët, se ka korrupsion qeveria. Miliona euro nuk i ka përdorur për sigurinë kibernetike, por për lobim, ose për t’ia dhënë tre kompanive. Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të gjetur përgjegjësit. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakeri. Hakerimi ka nisur në maj, një muaj pas zgjedhjeve”, tha Salianji.

Ministria Balluku shpjegoi të gjithë raportin e hakerave që nga fillimi i publikimit të të dhënave më 18 korrik. Ajo tha se e gjithë situata kibernetike ishte e pashmangshme, pasi hakerat kanë qëndruar të fshehur në sistem për 14 muaj. Ata nuk janë hakera të thjeshtë, por të sponsorizuar nga një shtet tjetër.

“Shqipëria ka qenë në një sulm të sponsonizuar nga një shtet tjetër. Nuk ka të bëj me një sulm normal, kanë arsye të tjera. Ky është një sulm i paprecedentë dhe ka pasur si synim fshirjen e të dhënave. Fillimisht është shfaqur për marrjen e të dhënave dhe tregtimin e tyre. Salianji tha që nëse duhet ndihma jonë ne jemi këtu. Jemi një vend i vogël ku përmendim shifra që sipas jush janë harxhuar kot.

Janë investime për të digjitalizuar vendin për nëntë vite. Askush se mohon dot që për të kryer një akitvitet nuk presim në radhë. Radhët nuk ekzistojnë. Sulmi ka qenë një mësim. Nga ky mësim ne do investojmë. Janë dy sektore të ndryshme që ecin paralelisht, mbrojtja dhe shërbimet. Kanë qëndruar në sistemet tona për 14 muaj dhe kanë qenë të padukshëm. Ne nuk kemi qenë të përgatitur për këtë lloj niveli të sponsorizuar nga një shtet tjetër. Ishte e pamundur që të përballonim sulmin e mirë organizuar të bërë dhe sponsorizuar nga shteti tjetër. Ne nuk e kishim më mundësinë të analizonim këtë sulm prandaj ne iu drejtuam partnerëve tanë, SHBA, FBI dhe Microsoft. Është teknike se ata kanë qëndruar aty. Patronazhistët dhe sulmet e Iranit nuk lidhen dhe as do lidhen me njëra-tjetrën. Në një moment, që një pjesë e Ballkanit është në një atak për subjekte të ndryshme. Fakti që i gjithë rajoni ndodhet në sulm dhe vendet që janë në sulm aderojnë në NATO. Fakti që ju doni të mbështesni këtë luftë, ndaj këtij armiku kibernetik”, tha ajo.

Në fjalën e tij Salianji përmendi edhe krizën ekonomike në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë për situatën e krijuar.

“Sot shqiptarët janë më të varfër. Kompanitë private oligarke që marrin tenderat publik ka marrë para nga ju . Ata që janë të varfër ju i merrni shpirtin në mbijetesë për të ikur. Pavarësisht se bëni zhurmë, pse s’po dalin ministrat për ndërtimet e paligjshme. Logjika dhe gjithë ndërtimi i kësaj qeverie është të ndajnë para me njëri-tjetrin dhe të shtypin të varfërinë”, u shpreh deputeti PD-së.

Top Channel