Ndërhyrje me helikopter, Prefekti i qarkut Fier për zjarret: Nuk rrezikohen banorët

22/09/2022 14:49

Prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj tha se banorët nuk janë rrezikuar në zjarret që ranë në Patos e Margellic.

“Patëm dy vatra në banesë dhe një në shkurre dhe në zonën e Margellicit. Kërkuam ndihmë edhe nga qarku Berat, Kuçova dhe Dimali, për të qenë më të sigurt edhe me ndërhyrje nga ajri. Janë djegur shkurre, barishte dhe pak ullishte që do të vlerësohen në një fazë tjetër. Jeta e banorëve nuk është rrezikuar pasi ndërhyrja nisi afër banesave dhe jemi munduar ta vëmë nën kontroll. Gjithmonë kemi nevojë për të qenë sa më pranë, sa më afër”, tha ai.

Zjarret masive në fshatin Margellicë të Fierit kanë djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe ullinj.

Flakët po favorizohen nga era e fortë, por ajo që po e vështirëson akoma më shumë situatën është zona e vështirë malore, e cila po pengon ndërhyrjen nga terreni.

Në ndihmë të  forcave zjarrefikëse ka mbërritur dhe një helikopter.

Top Channel