Në një intervistë të re për “Vogue” ylli hollivudian Brad Pitt është pyetur se cilin konsideron meshkullin më të pashëm në botë.
Pitt u përgjigj se:
“Personi i parë që do të mendoja është Paul Newman. Ai u rrit me hijeshi dhe siç thuhet, ai ishte vërtet një njeri i veçantë, bujar dhe i vërtetë”.
Ai vazhdoi duke përmendur George Clooney:
“Nëse do të më duhej të zgjidhja një nga bashkëkohësit, ai është George Clooney, pse jo? Sepse unë vazhdoj të flas për të dhe ai vazhdon të flasë për mua”.
Brad gjithashtu shprehu admirimin për ish-in e tij, Gwyneth Paltrow:
“Më pëlqen ajo që ajo ka bërë me Goop. Ajo është një mike me të vërtetë e dashur, që ka ndërtuar këtë perandori dhe është një prizë krijuese për të. Në fakt, nëse e mendoj, ndoshta ishte e para që më bindi të laja fytyrën dy herë në ditë… kështu mendoj unë”.
Rikujtojmë, se beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt në lidhje me kantinën e verës vazhdon ende. Një kompani e themeluar nga Jolie ka ngritur një padi 250 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortit të saj duke pretenduar se ai dhe një grup miqsh nisën një fushatë për të “marrë kontrollin” e kantinës franceze që ata blenë si çift “në hakmarrje për procedurat e divorcit dhe kujdestarisë” dhe për të “siguruar që Jolie nuk do të shihte kurrë asnjë monedhë nga fitimet e saj.
Sjellim në vëmendje se Pitt dhe supermodelja Emily Ratajkowski po rrëmbejnë vëmendjen e mediave rozë duke lënë pas Bennifer-in. Kudo po përflitet se dyshja janë në një lidhje të fshehtë.
Modelja rikujtojmë se i dha fund martesës së saj me Sebastian Bear-McClard pas thashethemeve për tradhti muajin e kaluar. Sipas revistës “OK” ky ka qenë një rast i mirë për të nisur romancën me Pitt-in. Mbetet e gjitha në kornizën e fjalëve, por dyshja formon një çift interesant. Ku ka zë, s’është pa gjë!/ Top Albania Radio
Top Channel