Ernest Muçi nuk ishte pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i kombëtares, Edy Reja për dy ndeshjet e shtatorit, ato ndaj Izraelit dhe Islandës. Megjithatë, sulmuesi vijon të dërgojë sinjale nga Polonia, aty ku aktivizohet me Legian e Varshavës me 21-vjeçarin që gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj S. Rzeszow.
Muçi realizoi golin e avantazhit për polakët teksa shënoi në minutën e shtatë të takimit duke vazhduar me formën e mirë të treguar në këtë fillim të sezonit. Deri më tani, Muçi ia ka dalë të shënojë dy gola në dhjetë paraqitje ndërsa statistikave të ish-futbollistit të Tiranës i shtohen edhe tre asiste.
Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë sezon, Muçi ka besimin e trajnerit gjerman të Legias, Kosta Runjaic dhe po aktivizohet me vazhdimësi ndërsa mbetet edhe në pritje të një ftese nga ana e kombëtares.
Top Channel